Një ngjarje tragjike tronditi të mërkurën qytetin e Klinës. Dy persona mbetën të vrarë në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.
Fillimisht policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë, derisa më vonë u konfirmua edhe viktima e dytë. Dorasi është arrestuar.
Siç u raportua mbrëmë viktimat janë kushërinj mes vete. Viktimat e këtij rasti janë dy të rinjtë A.SH. dhe R.SH po nga fshati Jashanicë.
“Oh jeta jem bre, sot zemra ime vdiq së bashku me nanën o vllavi jem smuj e përballoj vdekjen tane, ti gjithmonë ki me kanë në zemrën teme i gjallë”, këto janë fjalët emocionuese të motrës së ndjerit.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid0rszv8dGzpudo4ALLtsJf5PbVqMmmkmknPv48tZHgA8NQXtz3yYxoBqxvmUZEJceyl%26id%3D61551443786226&show_text=true&width=500