I dyshuari për vrasjen e Kastriot Ramadanit, më 4 gusht 2023 në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Andi Pajaziti është kërcënuar sot në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinës.
Familjari i viktimës është përplasur me trupin gjykues, duke u shprehur se “drejtësia është e korruptuar”.
“Ia u q*** nanën krejtve, vëllau jem po han dhe, e ti këtu”, britma e të shara në seancën gjyqësore ndaj Andi Pajazitit:
“A ty avokat të pres jashtë…”, dëgjohet tutje ai.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazetademosplus%2Fvideos%2F1721669465291279%2F&show_text=false&width=380&t=0
Theksojmë se i akuzuari Andi Pajaziti është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e K.R., më 4 gusht 2023 në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Ai tha se veprën e ka kryer në vetëmbrojtje.
Ndërsa, për armëmbajtje pa leje, u deklarua fajtor.