Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec.
Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar mirëpo pas intervistimit të njëjtit janë liruar.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje është përleshur me bashkëshorten e tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia