Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, njoftoi se është arrestuar asamblisti Arianit Beqiri, pasi sipas tij, nuk pranoi të paguante hyrjen në hapësirën ku shfaqen ndeshjet e kampionatit Euro 2024.
Policia e Kosovës tha se ai dhe një person tjetër janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për moszbatim të urdhrave policorë.
“Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor për mos zbatim të urdhrave të policit dhe dyshimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Aktualisht, Policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.