Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili nesër do të takohet me presidentin serb Aleksander Vuçiq në Bruksel.
Ajo ka bërë me dije se ky takim nuk do të sjell asnjë rezultat.
Sipas saj, Kurti në këtë takim po shkon vetëm sa për t`u takuar, jo për t`u dakorduar për ndonjë gjë.
Ajo ka vlerësuar se ky takim është i papritur.
“Po më duhet se janë shkuar për tu takuar për të thënë se janë takuar dhe për të mos u dakorduar për asgjë. Sepse caktimi i një date krejt papritur pa e bërë publike agjendën se çka do të diskutohet jemi në amulli edhe ne si deputetë. Kurti e ka obligim ta bëjë zyrtare agjendën e takimit, po ashtu pas kthimit të raportojë në Kuvendin e Kosovës, se çka është dialoguar atje. Le që po shkojnë në dialog por po na sjellin koncesione njëjtë sikurse e kanë pranuar komplet marrëveshjen. E kanë pranuar edhe draft-statusin, kurse tani po e refuzojnë në fakt kanë qenë ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian që kanë treguar se janë dakorduar. Është drafti më i keq i mundshëm, Kosova nuk duhet të bëjë koncesione”, ka thënë Kadrijaj për EO.