Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Temë e bisedë së kësaj telefonate sipas Osmanit ishte diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KE.
“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, ka shkruar Osmani në X.
Osmani gjithashtu ka thënë se anëtarësimi në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm.
Kosova nuk është në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.