Medeline Albright, ish-sekretare e Shtetit, ishte një nga kontribueset më të mëdha për çlirimin e Kosovës.
Në një artikull të gazetës së njohur amerikane “The New York Times”, përshkruhet vizita e Albright në kampin e refugjatëve në Maqedoni të Veriut.
Në shkrimin e gazetës amerikane tregohet se si Albright përfaqohej nga refugjatët e i shtrëngonin dorën. Në një moment, Albright u tha refugjatëve një fjalë të madhe: “Do të shkoni në shtëpi”.
“Ne e kemi luftuar këtë luftë që ju, refugjatët, të shkoni në shtëpi” – i tha ajo një turme fëmijësh zbathur dhe burrave dhe grave.