Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë, Doganën dhe Administratën Tatimore të martën zbatoi një urdhër të gjykatës, duke kontrolluar në gjashtë lokacione të ndryshme në Obiliq.
Gjatë aksionit u sekuestruan 10480 parfume në vlerë prej 94 mijë e 320 euro dhe po ashtu dëshmi të tjera materiale. Këto parfume dyshohen se janë kontrabanduar në Kosovë.
“Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, është thënë nga Policia e Kosovës.