Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka uruar Ditën e Kushtetutës.
Në urimin e tij, Miftaraj, ka kërkuar që Vetëvendosje të distancohet nga çfarëdo debati apo diskutimi që bëhet për Kushtetutën e Kosovës.
Ai beson që sa më pak që flitet, më pak shkelet e cenohet Kushtetuta.
Reagimi i tij vjen pasi qeveria e Vetëvendosjes ka shkelur disa herë Kushtetetuën.
Shkrimi i tij:
Urime dita e Kushtetutës.
Në këtë ditë urojmë që partia në pushtet të distancohet nga çfarëdo debati apo diskutimi që lidhet me Kushtetutën e Kosoves.
Sa më pak flasin, më pak e shkelin dhe e cenojnë Kushtetuten.