Analisti Halil Matoshi ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila dje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, e ka postuar një fotografi të një vogëlusheje 7-vjeçe rome.
Matoshi ka bërë me dije se ekspozimi i vogëlushes rome e dëshmon racizmin kulturor të Presidentes.
“Presidentja raciste! 1. Ekspozimi i nji voglushje 7-vjeçe rome, fikall vetëm në Zyrën e Presidentes së Kosovës – në Ditën e romëve – e dëshmon racizmin kulturor të Presidentes, të cilës i flet ndërdija! Ajo përmes imazhit e pranon së romët kosovarë janë vetëm dhe se Presidentja (vet nji grue dhe nânë) nuk del me qef as në fotografi me nji vajzë të komunitetit rom!?”, ka shkruar Matoshi në profilin e tij në “Facebook”.
Sipas tij, veçimi i fëmijëve romë është metodë primitive.
“Veçimi âsht metodë e privimit, shkputjes nga mileu social dhe shenjëzimit! Kurse ekspozimi âsht koncentrim!? Nëse Presidentja e ka bâ këtë veprim nga padija, kjo e shtron dilemën tjetër morale: Qysh âsht ngritë në majat e pushtetit nji e padijshme? Por, asgjâ nga pushteti nuk vjen nga padija!”, ka shkruar Osmani.