Teksa po afron protesta e opozitës, që pritet të mbahet sot para Kryesisë së Kuvendit, policia ka nisur zbatimin e planit të masave. Forcat policore kanë ‘zbarkuar’ para Kryesisë, ndërsa janë bërë gardh në hyrje të këtij institucioni, për t’iu paraprirë çdo përshkallëzimi të mundshëm
Kujtojmë se protesta e opozitës është parashikuar që të nisë në orën 11:30, ndërkohë që në 12:00 do të nisë seanca e Këshillit të Mandateve, ku do të vendoset mbi fatin e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga ana tjetër Berisha nuk ka marrë ende një vendim nëse nesër do jetë përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.