Një 24-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pas shpërthimit të lëndës plasëse, që dyshohet se është tritol, ka raportuar të martën TCH.
Sipas njoftimit, i riu kishte tentuar që lëndën plasëse ta vendoste në një makinë, por i ka shpërthyer në duar. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:10 në lagjen “Shënkoll”, ku sipas Policisë, viktima kishte tentuar të vendoste eksplozivin në veturën e tipit “Volkswagen”, që është në pronësi të R.Ç.
Ai ka humbur jetën në spital.
Autoritetet policore po e hetojnë rastin.