Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka prezantuar Raportin final për vlerësimin e programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas të ASK-së nga tre mujori i parë i vitit 2021 deri në tremujorin e vitit e fundit të vitit 2023, shkalla e papunësisë te gratë ka rënë nga 25 për qind në 10.7 për qind.
Ai ka theksuar se te burrat papunësia ka rënë nga 24.2 për qind në 7.9 për qind, ndërsa te gratë nga 29. 7 për qind në 17.2 për qind.
“Raporti i sotëm tregon që përmes punës së bashku kemi përparuar në përmirësimin e këtyre kushteve. Së pari në fushën e fuqizimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, kemi punuar për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë e sidomos për grupet e cenueshme. Sipas ASK nga tre mujori i parë i vitit 2021 deri në tremujorin e vitit e fundit të vitit 2023, pra për dy vite, papunësia e përgjithshme ka rënë nga 25 për qind në 10.7 për qind, kjo me punësim të ri dhe me formalizim të punës. Burrat nga 24.2 për qind në 7.9 për qind, ndërkaq gratë nga 29. 7 për qind në 17.2 për qind”, u shpreh Kurti, raporton EO.
Ai ka theksuar se prej punësimeve nga “Superpuna”, 51 për qind ishin vajza.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, Kosova vazhdon ta ketë numrin më të madh të të papunëve në rajon. Vetëm 37 për qind e qytetarëve të aftë për punë, sipas Bankës Botërore janë të punësuar.