Mediat në Shqipëri raportojnë se Gjykata e Tiranës ka vendosur për divorcin mes Princit Leka Zogu dhe Elia Zaharias.
Sipas burimeve të mediumit A2CNN, arsyet që kanë çuar në divorc janë konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës.
Të dy palët, raportohet se kanë pranuar këto arsyetime.
Në vendim, po ashtu thuhet se Elia nuk do ta mbajë më mbiemrin Zogu.
Vlen të theksohet se divorci mes Lekës e Zaharias është përcjellur me shumë reagime në opinionin publik, për shkak të përleshjeve që janë publikuar me video.