Kosova do të zhvillojë dy ndeshje ndaj Islandës, në kuadër të promovimit në ligën B të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” e mbyllën si vend i dytë në ligën C, prandaj do të zhvillojnë edhe dy takime në muajin mars me qëllimin për t’u promovuar një ligë më lartë.
Në shortin e hedhur të premten ka rezultuar se Kosova do të përballet me Islandën.
Kujtojmë, përballja e parë zhvillohet më 20 mars 2025 në “Fadil Vokrri”, ndërsa tre ditë më vonë ajo kthyese.
Lajmi në përditësim…