Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, ka ironizuar me LDK-në dhe AAK-së, të cilat kanë refuzuar shpërndarjen e Kuvendit si rrugë për të shkuar në zgjedhje të reja.
Ai ka vlerësuar se këto parti e kritikojnë ashpër Qeverinë Kurti dhe refuzojnë të shkojnë në zgjedhje.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një absurditet i opozitës.
“Mirmjes me teatrin absurd te opozites: Duhet te kthehet vendim-marrja te qytetari; Po na prishe me aleatet strategjik; Eshte i rekrutuar nga Serbia ne burg(!); Sa me pare qe te shkoje me mire per qytetarin e Kosoves! Ok, hajde shkojme ne zgjedhje pra, se puna qenka keq, Kosova qenka e rrezikuar! Jo ne zgjedhje s’ben! Dmth nese opozita i thote te gjitha keto dhe nuk e shfrytezon rastin me e heq kete pushtet te rrezikshem, qenka tu mendu krejt te kunderten, e veç po ben kot kishe po kryejme rolin e opozites!”, ka shkruar Zogiani.