Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet që të enjten dhe të premten të mbajnë samitin e radhës, ku në mesin e temave të diskutimit, do të jetë edhe procesi i zgjerimit.
“Radio Evropa e Lirë” raporton se një prej temave që do të diskutohet në samit, është edhe “përgatitja e bllokut për zgjerimin e ardhshëm”.
Veç kësaj, pritet që gjatë samitit liderët e BE-së t’i japin dritën e gjelbërt për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinës, kjo sipas rekomandimit të bërë nga Komisioni Evropian para dhjetë ditësh.
“Bazuar në rekomandimin e Komisionit Evropian nga 12 marsi i vitit 2024, Këshilli Evropian vendos të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Këshilli Evropian fton që të miratohet korniza negociuese kur të ndërmerren hapat relevantë të caktuar, në rekomandimet e Komisionit nga 12 tetori i vitit 2022.” – thuhet në një draft të siguruar nga mediumi.
Në rast se miratohet vendimi, nisja e negociata varet nga miratimi i kornizës negociuese, pasi Bosnje e Hercegovina t’i përmbushë kriterete caktuara.