Vangjel Tavo i Partisë Socialiste u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, Shqipëri. Tavo fitoi përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.
Mediat greke, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve shkruajnë se procesi zgjedhor u zhvillua mes ankesave nga diaspora greke për një përpjekje për ta ndryshuar rezultatin zgjedhor, në emër të Qeverisë së Edi Ramës.
Siç raporton SKAI, përfaqësuesit elektoral të Omonias të pyetur për rezultatin e zgjedhjeve, thanë se “terrorizmi fitoi”.
Vangjel Tavo deklaroi fitoren para mbylljes së numërimit. Pasi falënderoi ata himariotë që e votuan, premtoi se do të vendosë interesat e qytetarëve mbi të tijat dhe se do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë.