Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka komentuar largimin e ministrit Liburn Aliu nga salla e kuvendit.
Ai tha se ministri “ndoshta po shkon të japë dorëheqje morale” pas vendimit për Manastirin e Deçanit.
“Ministri shkoi, keq që shkoi, por ndoshta po shkon me dhënë dorëheqje morale për zbatimin e vendimit për Manastirin sepse ka qenë njeriu kryesor i cili vijke protestojke në borë e në shi bashkë me ne edhe me qytetarët e komunës së Deçanit. Por e kam ditë që janëë dyftyrësha sepse ka dhënë leje mjedisore për hidrocentralet para tre katër muajve, aty ku është i përfshirë edhe Manastiri i Deçanit”, tha Zemaj.