Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ka folur rreth përparimit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.
Zakharova duket të jetë nervozuar me votimin në Asamblenë e KiE-së.
Ajo ka e quajtur këtë votim si një turp për Asamblenë.
“Kosova e vetëshpallur nuk është e gatshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Votimi në mbështetje të të ashtuquajturës Kosova është turp për Asamblenë e cila ka konfirmuar përkushtimin e saj për shkeljen e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërshtetërore në Evropë. Duhet theksuar se e vetëshpallura Kosovë është krejtësisht e papërgatitur për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, sepse, sipas statutit, në këtë organizatë pranohen vetëm shtetet e pavarura, e që Kosova nuk është”, tha Zakharova, transmeton The GeoPost.