Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi VV’ja e miratoi projektligjin të cilin e kishte kundërshtuar BE për Komisionin e Pavarur për Media, shkruan Periskopi.
Kusari në një postim në Facebook u shpreh se VV ka aprovuar projektligjin anti-europian dhe se sot është një ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e medias në Kosovë.
“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-europian per Komisionin e Pavarur per Media. Sot eshte dite erret per demokracine dhe lirine e shprehjes dhe te medias ne Kosove.”-ka përfunduar ajo./Periskopi