Eksponentët e VV-së kanë filluar një valë të re të kritikave ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit dje ka qëndruar në Kosovë për të marrë pjesë një konferencë ndërkombëtare të LDK-së për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer partisë në pushtet.
Shumë zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë reaguar ndaj pjesëmarrjes së Ramës në këtë konferencë. Madje, ata janë përkujdesur që kryeministrit shqiptar të ia rikujtojnë qëndrimin që ai dikur kishte ndaj Ibrahim Rugovës.
Deputetit të VV-së, Enver Dugollit, duke se i ka penguar fraza e kryeministrit Rama se “pa Rugovën nuk do të kishte UÇK”, të cilën e ka thënë gjatë konferencës.
Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti i VV-së ia ka kujtuar Ramës paraardhësin e tij.
“Pa Fatos Nanon nuk do të kishte Edi Ramë”, ka shkruar Dugolli.
Edhe deputeti tjetër i VV-së, Dimal Basha, e ka komentuar pjesëmarrjen e Ramës në konferencën e LDK-së.
Për këtë konferencë, ai e ka kritikuar edhe LDK-në.
“Në mungesë të një vizioni të politikës së jashtme, LDK paska organizu konferencë edhe i paskan ftu ambasadorët me ju thënë që ne jemi krejt si Rugova, e me shpresë se ju dhez tek qytetarët. Ani për m’i bind ma shumë, e paskan marrë Edi Ramën! Ju veç me Rugovën s’keni lidhje, edhe marre i kish ardh me ju pa sa poshtë keni ra! Kur ka qenë interesi i Kosovës, Rugova nuk ka qenë nënshtrues ndaj askujt!”, ka shkruar Basha në profilin e tij në “Facebook”.
Ndërsa, zëvendësministri Avni Zogioni është përkujdesur që t`i rikujton qëndrimet e dikurshme të Ramës për ish-kryetarin e LDK-së.
“LDK, Edi Rama dhe konsistenca! Nje tregim fantastik!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Sërish nuk ndodhi takimi
Ndonëse kryeministri shqiptar Edi Rama ka qëndruar dje gjatë terë ditës në Kosovë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Mosrealizimi i këtij takimi ka nxitur reagime të shumta në vend.
Për këtë gjë Qeveria e Kosovës është mundura të ia hedh ajin Edi Ramës.
Në një reagim për media, Qeveria e Kosovës ka thënë se Rama në po takohet me ata që dëshiron t’i rregullojë raportet.
“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, është thënë në reagimin e Qeverisë.
Sipas Qeverisë, Rama ka pasur ftesë të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor, por si përgjigje kanë marrë një refuzim.
“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të qeverisë së Kurtit.
E kur Rama u pyet për mosrealizimin e një takimi të tillë, ai u përgjigj me ironi.
“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit ‘Partizani’. Me bëtë pyetjen me shpresën që do të me fusni në kurth, por jam mësuar më këto”, tha Rama.
Megjithatë, duket se raportet Kurti-Rama kanë arritur pikun më të ulët. Kjo pasi tash e një kohë, ata as nuk po takohen.
Gjithçka nisi nga anulimi i mbledhjes së dy qeverive pas tensioneve në veri. Kurti deklaroi vazhdimisht se nuk do të takohet me Ramën pa u mbajtur mbledhja. /Nacionale/