Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar lidhur me një deklaratë të ministrit Italian të mbrojtjes, se mund të ketë konflikt ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Presidenti i Serbisë e ka luajtur paqësorin, duke thënë se “Kurti po provokon”
“Crusetto është njeri i zgjuar, por nuk shoh konflikte edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për njerëzit tanë në çdo vend”, ka thënë Vuçiq.
“Nuk parashikoj luftëra për Serbinë. Është koha për të jetuar në paqe dhe përparim. Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, ka shtuar Vuçiq.