Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me emisarin evropian, Miroslav Lajçak.
Vuçiq ka thënë se i ka thënë Lajçakut në Bruksel se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në identifikimin e autorëve pas shpërthimit në kanalin ujor të Ibër-Lepencit.
“Përsërita se ne jemi duke kryer një hetim serioz dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha palët për të zbuluar faktet, autorët dhe më e rëndësishmja, organizatorët e asaj që ndodhi në Varagë…”, tha Vuçiq në Instagramin e tij
Kosova ka akuzuar Serbinë në lidhje me sulmin terrorist në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut që si pasojë dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës.
Shpërthimi ndaj kanalit në Ibër Lepenc e dënua me termat më të fuqishëm edhe autoritetet ndërkombëtare.