Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
Në fakt, Vuçiqi ka pasur një mesazh për BE-në, që është një mesazh që përsëritet gati pafundësisht, duke tingëlluar tashmë bajate.
Vuçiqi sërisht tha se nuk do të ndodhë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
“Nëse ata donin të thonë se Serbia do të duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, unë u them që nuk do ta pranoj, dhe tani ndoshta do të gjejnë disa që do ta pranojnë, kështu që ndoshta ata do të fitojnë” – deklaroi Vuçiqi, transmeton Tanjug, media pro-regjimit të Vuçiqit.