Njëzet e katër ushtarë izraelitë u vranë në Rripin e Gazës, deklaroi ushtria të martën, ku ndër të tjera bëri me dije se ky është numri më i madh i vdekjeve izraelite në një ditë të vetme të luftës kundër Hamasit, raporton Reuters, përkthen Periskopi.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se 21 ushtarë u vranë në një shpërthim kur dy ndërtesa që ata kishin minuar për prishje u shembën pasi militantët qëlluan me granata në një tank aty pranë.
“Dje përjetuam një nga ditët tona më të vështira që nga shpërthimi i luftës. Në emër të heronjve tanë, për hir të jetës sonë, ne nuk do të ndalemi së luftuari deri në fitoren absolute”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se lufta do të përcaktojë të ardhmen e Izraelit “për dekadat e ardhshme”.