Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë edhe një reagim, teksa flet për spekulimet dhe përmendjen e emrit të tij pas rastit tragjik të Liridona Ademajt, që dyshohet se u vra pas një organizimi nga burri i saj Naim Murseli.
Pacolli ka treguar për një bashkëbisedim me djalin e tij të vogël, Armanin, duke thënë se ai ka krahasuar ata që duan t’ua njollosin emrin dhe nderin e familjes me qentë endacakë, shkruan Express.
Pas kësaj, Pacolli thotë se i ka buzëqeshur djalit të tij dhe i ka thënë të mos ndikohet nga askush dhe që të respektojë dhe bëhet i mirë me të tjerët.
“Duke fluturuar mbi Evropë, djali im i vogël Armani (diku e kishte degjuar) me tha. “Babi ata që po flasin dhe duan të na njollosin emrin, a janë ata si endacakët që lehin derisa ne po fluturojmë mbi ta, ne po fluturojmë shumë lart mbi ta”. Ai ketu e kishte fjalën për ata të cilet po tentojne te njollosin emrin e nderin e familjes tonë.Unë u buzëqesha dhe i thashë, mos u ndikoni nga askush, vazhdoni të respektoni dhe bëhuni te mirë me të tjerët”, ka shkruar Pacolli