Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, si shenjë proteste për vrasjet e grave në Kosovë.
PSD-ja ka dorëzuar një plumb një hyrje të objekti.
Sipas aktivistes, Donjeta Demolli, Qeveria nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e grave në Kosovë.
“Përderisa kjo Qeveri dhe Presidenca po defilojnë nëpër samite të paqes duke i treguar botës se çka është paqja e duke kompozuar këngë në jetë paralele ku gratë po përballen me plumba është duke ndodhur në Kosovë. Kjo është treguesi më i qartë që performanca dhe simbolikat e Qeverisë dhe Presidencës nuk ua kanë nderuar jetën grave.” – ka thënë ajo.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli: