Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti në Pejë, njofton Klankosova.tv.
Në seancën e së martës, Lajçi pranoi fajësinë për vrasjen e gruas së tij.
Ai në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, u kërkoi falje familjarëve të viktimës.
“I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet”, u shpreh tutje ai.
Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 kishte ngritur aktakuzë kundër tij i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.