Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se barnat për pacientët me Morbus Crohn, kanë arritur në QKUK nga fillimi i nëntorit.
Këtë informacion, Vitia e tregoi në Kuvend pasi u pyet nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
“Me fillim të nëntorit, këto barna kanë ardh në QKUK, kemi furnizim të vazhdueshëm dhe stabil dhe tani të gjithë pacientët me Morbus Crohn i kanë në dispozicion të gjitha barnat që ju duhen”, tha Vitia, njofton Klankosova.tv.