Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar përditësimin e ri të Listës së Produkteve Mjekësore, ku janë futur edhe produktet e nevojshme për procedurën e feritilizimit in-vitro. Ai ka deklaruar se së shpejti kjo procedurë do të mund të realizohet në institucionet publike shëndetësore, raporton Express.
Sipas Vitisë, për këto produkte qytetarët kanë shpenzuar nga 1000-1500 euro në sektorin privat, derisa ka thënë se së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit.
“Një falenderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Unversitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për anagazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore. Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro.’, ka shkruar Vitia.