Lëvizja Vetëvendosje sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po del të jetë ndër partitë shqiptare më të pasura në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Ky subjekt politik ka pasuri afatgjate ku përfshihet toka, objektet, pajisjet, pasuritë e paprekshme dhe pasuri tjera në vlerë 121 mijë e 779 euro.
Ndërkaq, vlera e pasurive afatshkurtër kap milionëshin.
Tek kjo kategori Vetëvendosje ka pasuri në vlerë 1.353.540.63 euro.
E zero është vlera e detyrimeve afatgjatë që ka kjo parti.
Ndërkaq detyrime afatshkurta ka në vlerë 27 mijë e 945 euro./Express/https://drive.google.com/file/d/1IanjOQsV6G3zXajK1cJkoBgQIYCzRWjp/preview
Në këtë raport janë paraqitur të dhëna edhe mbi të hyrat nga buxheti I Kosovës. Vetëvendosje vjet ka pasur mbi 2 milionë euro nga buxheti i Kosovës.
571 euro i pati të hyra nga anëtarësia, ndërkaq 22.366 nga donacionet dhe kontributet në të holla.
Gjithsej në 2023 të hyrat e Vetëvendosjes shkuan në 2 milionë e 98 mijë e 592 euro.
Përveç të hyra kjo parti pati edhe shpenzime.
Për paga dhe kompensime VV-ja shpenzoi 767.435.60 euro.
Për shpenzimet e transportit u harxhuan 84.402.37 euro, ndërkaq për reklama dhe konferenca u shpenzuan rreth 139 mijë euro.
Gjithsej shpenzimet e VV-së në 2023 ishin 1 milionë e 381 mijë e 285 euro.