Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të premte.
Pas daljes së tij nga SPAK ai deklaroi se u paraqit për të marrë një përgjigje.
“Erdha për të marrë një përgjigje nga SPAK”, tha ai.
E vetmja çështje për të cilën Olsi Rama është paraqitur më herët në SPAK, është padia e paraqitur për deputetin demokrat, Gazmend Bardhi. Ky e fundit e akuzoi për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Këto akuza u pasuan me padi për “Kallëzim të rremë” nga vëllai i kryeministrit, por SPAK e ktheu pasi deputeti demokrat nuk kishte ngritur padi.