Vëllai i Festim Isufit, dizjanerit i cili u gjet i vdekur me 9 maj në banesën e tij në Rrugëm B, ka rrëfyer për takimin e fundit që kishte me të ndjerin në muajin prill, vetëm pak kohë para se ai të ndërronte jetë në rrethana që ende po hetohen.
Ai ka hedhur dyshime mbi versionin që lidh vdekjen e Festimit me ndonjë gjendje të rënduar financiare apo vetëvrasje.
“Ai ka pasë me ardhë në Gjermani. Nëse ka pasur ndonjë telashe financiare, ai ka mujt me ardhë këtu. Në prill jam takuar me të, kam nejt me të, nuk kam vërejtur ndonjë shqetësim”, tha ai Kosova Today përcjell Insajderi.
Familja, sipas tij, ende nuk ka pranuar zyrtarisht raportin e autopsisë dhe po pret sqarime të mëtejshme.
“Për me ardhë në qat pikë, e me mbytë veten për financa, nuk e besojmë këtë punë”, u shpreh ai me dyshim.
Ai kujtoi edhe një moment të veçantë me vëllain e tij gjatë një udhëtimi me makinë. “Isha duke vozitë shpejt dhe më tha: ‘Kadale, se nëse ty t’u ka mërzit jeta, mua jo’”, tha ai duke mohuar kategorikisht se Festimit mund ta ketë mbytur vetë.
Ndërkohë, ai ka mohuar se ata po fajësojnë bashkëshorten e tij, Rina Maloun për rastin, duke thënë se janë në pritje të përgjigjeve që duhen dhënë nga autoritetet.