Policia e Kosovës ka iniciuar rast të dhunës në familje në Pejë të mërkurën.
Në raportin e PK-së thuhet se një grua është sulmuar fizikisht nga vajza e saj.
Pas intervistimit në Polici, palët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.