Hapësirat e dy pronave publike përball objektit të AKI-së, të cilat ishin dhënë në shfrytëzim me qera për dy biznese private, janë liruar sot.
Lirimi i tyre është bërë me vendim të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si dhe me asistencë të Policisë së Kosovës.
Në dy hapësirat publike janë vendosur shirita sot nga zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, raporton Paparaci.
Ministria e Bujqësisë e nxori të hënën vendimin për lirimin e dy pronave të shtetit përball objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë.
Njëri biznes ushtron veprimtari të tregtisë me naftë: një pompë derivatesh, ndërkaq biznesi tjetër është një afarizëm që merret me shitjen e materialeve ndërtimore. /Paparaci.com