Tash e pesë ditë në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po vazhdon të trajtohet pacientja 23-vjeçare e cila u lëndua nga rënia e kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës.
Shefi i Mjekimit Intenziv, Shaqir Uka ka thënë për Telegrafin se pacientja po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe po ashtu me aparaturë të frymëmarrjes.
Si mund të ndikojnë “zgjedhjet në vendet e largëta” në Evropë dhe në mbësht…
Pesëmbëdhjetë minuta, pak apo shumë!
A është vërtet i interesuar Arsenali për nënshkrimin e Benzemas?
Kryetari i FFK-së, Ademi: Çështja e përzgjedhësit është punë e kryer, ai është gjerman …
Agjërimi pesë-ditor në muaj mund të luftojë kancerin dhe sëmundje tjera
“Gjendja është stabile përkundër lëndimeve serioze që ka marrë, po qëndron e fjetur me barna”, tha ai.
23-vjeçarja u lëndua nga rënia e kulmit që ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.
Ajo ka pësuar lëndime në regjionin e kokës, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
Lexo po ashtuPolicia jep detaje për rënien e kulmit të Komunës së Prishtinës, një femër e lënduar dërgohet në QKUK
Poashtu, ajo ka marrë lëndime edhe në unazat e qafës.
Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.