Avokati Tomë Gashi, njihet për deklarata e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti si dhe Qeverisë Kurti në përgjithësi.
Por, këtë herë avokati Gashi ka kaluar në një nivel tjetër, atë të poetit.
Si një nga simpatizantët më të flaktë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kurtit, Gashi lirshëm mund të krahasohet me aktivistët e VV-së sa i përket përkrahjes ndaj Kurtit dhe Lëvizjes.
Duke u munduar që edhe më tepër të shfaq pëlqimin që ka për Kurtin, Gashi i thuri edhe disa vargje.
Këtë Gashi e bëri gjatë komentimit në një status të Kurtit, ku ndër të tjerash thotë se ai është më i miri, më i drejti.
“Albini jonë për shqiptarë, më i drejti, më i miri. Për Serbinë më i vështiri”, ka thënë Gashi.
“Perla” të ngjashme me fjalë të kuruara bukur për Kurtin shkruan thuajse vazhdimisht avokati Gashi.