Ish-Presidenti Hashim Thaçi është parë duke qeshur derisa mbrojtja e tij e ka pyetur dëshmitarin Fadil Geci, për një deklaratë që ka dhënë dje “se njëherë kur je takuar me Hashim Thaçin gjatë luftës, ai the që të puthi dorën”, raporton Express.
Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, e pyeti nëse puthja e dorës tregon respekt apo jo, e Geci e quajti Thaçin njëri të rrezikshëm.
“Dicka krejt tjetër. Është njëri i rrezikshëm se kur mendon që është në rrezik, tana i bën. Burri që ta puthë dorën, ai katastrofë është për ata. Për shokë të vetë dhe për shoqni të vetë është katastrofë, me i lanë dicka në dorë”, ishte përgjigja e Gecit.
“Pra për ty, kur dikush të puth dorën është shenjë armiqësie. Pra ti e merr si shenjë armiqësie puthjen e dorës”, vazhdoi me pyetjen avokati Misetiq.
Geci tha se si kishte ndodhur më herët që dikush t’ia puth dorën.
“Del edhe thotë kam mendu që situata është aq e ashpër qysh ma kanë ba vetë dhe unë nuk kisha pa kurrë në jetë asi rasti. Kurrë s’ka ba vaki kush me ma puth dorën. Femrat me ma puth dorën e kam mërzi”, shtoi Geci.