Një tërmet me fuqi prej 7,1 shkallësh e goditi pjesën jugperëndimore të Japonisë të enjten, duke nxitur paralajmërime për cunami, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë, por nuk pati shenja të menjëhershme për dëme.
Nuk ka pasur raportime për çrregullime në centralet bërthamore pas tërmetit dhe autoritetet janë duke bërë kontrolle për dëme ose pasoja në njerëz, iu tha gazetarëve sekretari i kabinetit qeveritar, Yoshimasa Hayashi, raporton agjencia “Reuters”.
Tërmeti ndodhi rreth orës 16 e 43 minuta sipas kohës lokale afër prefekturës Miyazaki, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Në Miyazaki, valë të larta deri në 50 centimetra tashmë ishin parë, raportoi transmetuesi publik, NHK.