Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është tensionuar situata në mes të deputetëve të LDK-së dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pas debatit lidhur me përgjimin dhe bisedën e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radojiçiqit.
Deputeti Armend Zemaj dhe shefi i deputetëve të LDK-së i janë drejtuar një prej deptuetëve të VV-së si “rrugaq”, pasi ai dëgjohet duke i ndërhyrë në fjalë deputetit Arben Gashi./Express/