Një person ka njoftuar se në rrugën Deçan-Junik persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Rasti ka ndodhur të hënën në orën 21:20, ku pos dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk ka pasur të lënduar.
Policia e Kosovës ka njoftuar KOHËN se rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
“Policia është informuar nga viktima se në rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.