Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka përcjellë mbrëmë finalen e Trepçës me Bashkimin në basketboll me kundër kandidatin e tij, Bedri Hamza në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, transmeton Insajderi.
Kurti e Hamza pas ndeshjes u panë edhe duke shijuar ushqime.
Por, Përparim Gruda nga PDK-ja tha se ky ishte një takim rasti dhe nuk kishte asnjë konotacion politik.
“Ky a qenë një event tërësisht sportive zotëri Hamza si nikoqir i ngjarjes i rënë të ulet afër zotit Kurti sepse ashtu e do protokolli , por nuk ka asnjë përmbajtje politike.”, tha Gruda.