hefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për rritje të pagave për zyrtarët publikë.
Ai ka bërë me dije se kjo rritje e paralajmëruar nuk i mbulon dështimet në ekonomi dhe rënien e standardit të jetesës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar për rritjen e pagave në kohen për buxheti i shtetit menaxhohej nga Bedri Hamza.
““Rritja” e paralajmëruar e pagave nga qeveria në shkuarje, nuk i mbulon dështimet në ekonomi dhe rënien e standardit të jetesës. Kjo rritje e premtuar është tejet e vogël për të sanuar sado pak nivelin e varfërisë së ekonomive familjare i cili është rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve, çmimit të energjisë elektrike, rritjes së tatimit në pronë dhe politikave të gabuara që kjo qeveri i ka miratuar.Ndërkaq, në kohën kur financat e shtetit i menaxhonte Bedri Hamza, asokohe Minister financash, ne pak muaj Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, i rriti pagat e mjekëve 87%, të arsimtarëve 89% pagat e infermierëve 133%, pagat e policëve 139% dhe të gjitha kategorive të tjera shoqërore”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka përmendur edhe projektet infrastrukturore në qeveritë që drejtoheshin nga ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
“Në të njëjtën kohë, pa marrë asnjë cent borxh, kemi ndërtuar dy autostrada që kanë transformuar vendin, kemi sjellur investitorë të medhenj në aeroport dhe energjetikë dhe kemi zvogëluar papunësinë për 30%. Këto nuk janë statistika propagandistike. Të gjithë qytetarët i mbajnë ne mend rritjet e pagave nga Bedri Hamza, në qeveritë e udhëhequra nga Kryeministri Thaçi. Koha e premtimeve të kesaj qeverie në shkuarje ka kaluar. Koha e përparimit dhe ndryshimit po vjen me 9 shkurt”, ka shkruar Tahiri.