Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bëre një reagim në Facebook ku ka parashtruar një pyetje për Lëvizjen Vetëvendosje.
Tahiri kritikoj pozitën për heshtje për mostrat në rastin e Astrit Dehari, përcjell IndeksOnline.
Deputeti i PDK-s, gjithashtu tha se nuk mund të fshihen nga e vertëta dhe se nuk do të ndalen deri të sqarohet gjithçka.
Postimi i plotë:
Çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?
Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?