Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar darkën në mes të Memli Krasniqit dhe Albin Kurtit, thotë se ‘i vjen mirë që kryeministri ka evooluar nga pasuli në ristorante luksoze’.
Në një moment, në emisionin Click të televizionit 21, ai evokoi një kujtim në kohën sa ka qenë zëvendës i ish-kryeministrit Avdullah Hoti, përcjell Nacionale.
Thotë se hante gjysmën e sendviqit të ish-kryeministrit.
“Dikush më tha mirë keni bo që nk keni shku në restorant me u taku me Kurtin.
Avdullah Hotit ia hanksha gjysmën e sendviqit. Driton Selmanajn e kam dëshmitar. Unë po kam qejf që janë modernizu. Është e vërtetë që ia lypsha, i thojsha ama gjysmën”, thotë Tahiri.
Është e njohur koha kur Avdullah Hoti, në pozitën e kryeministrit, veç tjerash ishte bërë viral me një fotografi ku shihej duke ngrënë senduiç. /Nacionale/