Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog shkoi për herë të fundit si ambasador i bllokut në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Szunyog shkroi në “X” për takimin lamtumirës me Kurtin, të cilin tha se e falënderoi për bashkëpunimin.
Ai tregoi edhe se e inkurajoi atë t’i përshpejtojë reformat për t’u afruar me BE-në.
“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partner stabil dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog.