Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë shkuar në veri të Mitrovicës për kafe në njërin prej lokaleve afër urës kryesore.
Bashkë me ta ka qenë edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, si dhe zëvendësministrja në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq.
Aty Sveçla u pyet nga disa gazetarë për arsyen e vizitës.
“Kam ardhur për të pirë kafe. E gjithë jeta ime është zyrtare,” tha Sveçla.
“Vizitë e zakonshme. Kafe duke pirë. Ju ftoj edhe juve me pi kafe”, shtoi më pas Sveçla. I pyetur nga një medium serb për praninë e policisë, Sveçla sugjeroi të pyeten ata pasi ata janë duke e bërë punën e tyre./Express/