Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur nga veriu, duke thënë se Ura e Ibrit do të hapet, por se kur varet nga vlerësimi i ekspertëve.
Këtë deklarim Sveçla e bëri pas vizitës te Ura e Ibrit bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministër i Infrastrukturës, Hysen Durmishin.
“Nuk është duke ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Ura do të hapet, nuk ka kurrfarë arsye mos mu hap. Kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve.” – ka thënë Sveçla.
Ndër të tjera Sveçla ka folur edhe për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri, gjë që për aksionin e Policisë së Kosovës ai tha se është veprim i zakonshëm.
“Absolutisht është një veprim i zakonshëm. Institucionet e Kosovës janë duke punuar dhe kjo është një gjë normale. Nuk kanë pasur licencë, nuk mund të punosh pa licencë.” – ka deklaruar ai.