Publicisti Veton Surroi e ka quajtur Ismail Kadarenë tregimtar të historisë së shqiptarëve.
Sipas tij pa Kadarenë nuk do të mund të kuptohej gjuha e shekullit XX e shqiptarëve, aftësia e tyre për të ëndërruar, shpresuar dhe për të qeshur me vështirësitë.
“Ismail Kadare, tregimtari i historisë së shqiptarëve, sa universal dhe i veçantë si çdo dhe të gjitha historitë, ka vdekur. Gjuha e shekullit XX e shqiptarëve, aftësia e tyre për të ëndërruar, shpresuar dhe për të qeshur me vështirësitë nuk mund të kuptohej plotësisht pa të”, ka shkruar Surroi në rrjetin social X.